-
PDF Print E-mail

“Fëmijët janë e ardhmja”  punon së bashku me fëmijët dhe familjet e tyre, komunitetet, pushtetin vendor, organizatat lokale e ndërkombëtare si edhe aktorë të tjerë të rëndësishëm për të realizuar programet e saj kryesisht në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe arsimit, pa lënë mënjanë projektet në fushat e shëndetit dhe mirëqënies së fëmijëve.
Ne sigurojmë përfshirjen aktive të fëmijëve në të gjitha aspektet e programeve tona për zhvillim në bashkëpunim të ngushtë me të gjithë aktorët që njohin dhe vlerësojnë potencialin dhe kontributin e fëmijëve.
Ne mbështesim dhe mbrojmë të drejtat e fëmijëve nëpërmjet inkurajimit të pjesëmarrjes aktive në zhvillimin e tyre.
Ne inkurajojmë pjesëmarrjen aktive dhe bashkëpunimin e ngushtë me të gjithë aktorët dhe përfituesit e projekteve dhe programeve tona gjatë gjithë ciklit të menaxhimit të tyre si një element i rëndësishëm që garanton sukses dhe jetëgjatësi.

 

Copyright © 2017. CAF Albania. Build & Designed by Dapo Marketing

S5 Box