-
PDF Print E-mail

 

Projekti me titull “Organizimi i Komunitetit të Hotolishtit për rindërtimin e oborrit dhe këndit sportiv të shkollës" u hartua nё bazё tё njё sёrё kёrkesash dhe nevojash tё shprehura nga nxёnёsit dhe mёsuesit e shkollёs Hotolisht si edhe prindёrit, anёtarёt e tjerё tё komunitetit dhe pёrfaqesuesit e pushtetit vendor gjatё vizitave, takimeve e diskutimeve tё shumta.

Pёrfituesit e projektit: Nga ky projekt pёrfituan 530 nxёnёs dhe 26 mёsues tё shkollёs sё mesme tё bashkuar “Rrahman Çota”, nё fshatin Hotolisht tё komunёs “Hotolisht Qendёr” nё Rrethin e Librazhd, prindёrit dhe anёtarёt e tjerё tё komunitetit si edhe pёrfaqёsuesit e pushtetit vendor nёpёrmjet pёrmirёsimit tё ambjentit tё jashtёm tё shkollёs, forcimit tё kapacitetit dhe pёrmirёsimit tё komunikimit dhe bashkёpunimit midis tyre.  

Koha e zbatimit dhe mbёshtetja financiare: Projekti, zbatimi i tё cilit filloi nё Dhjetor 2009 dhe pёrfundoi nё fund tё muajit Shkurt 2010, ёshtё realizuar nga qendra “Fёmijёt Janё e Ardhmja” me mbёshtetjen financiare tё Prezencёs sё OSBE-sё nё Shqipёri, kontributin teknik dhe financiar tё pushtetit vendor tё komunёs Hotolisht dhe pёrfshirjen aktive tё nxёnёsve, mёsuesve dhe komunitetit.

Qёllimi kryesor i projektit
: organizimi i prindёrve dhe nxёnёsve nё zgjidhjen e njё problemi tё rёndёsishёm nё komunitetin e tyre qё lidhet me kushtet e kёqija tё ambjentit tё jashtёm tё shkollёs.
Objektivat kryesorё tё projektit:
a)Pёrmirёsimi i aftёsive komunikuese, bashkёpunuese dhe organizative tё nxёnёsve, mёsuesve, prindёrve dhe anёtarёve tё tjerё tё komunitetit;
b)Krijimi i njё ambjenti miqёsor dhe tё shёndetshёm nёpёrmjet pёrfshirjes aktive dhe bashkёpunimit tё tё gjithё pёrfituesve dhe aktorёve tё projektit.

Aktivitetet kryesore tё projektit ndahen nё:

a) aktivitete tё ndryshme ndёrgjegjёsimi ku pёrfshihen takime, seminare, fushata sensibilizimi pёr rёndёsinё e pёrfshirjes aktive dhe bashkёpunimit tё tё gjithё anёtarёve tё komunitetit nё krijimin dhe ruajtjen e njё ambjenti tё kёndshёm e tё shёndetshёm.
b) aktivitete tё ndёrhyrjes nё infrastrukturё, tё tilla si: rregullimi i oborrit tё shkollёs; krijimi i njё vendi tё posaçёm pёr grumbullimin e mbeturinave; rehabilitimi i kёndit sportiv dhe krijimi i kёndit tё gjimnastikёs; rikonstruksioni i lulishtes dhe ambjentit shplodhёs sё bashku me mbjelljen e disa pemёve.
c)organizimi I njё ekspozite me vizatime dhe punё artistike tё realizuara nga nxёnёsit e kёsaj shkolle me temё : “Ambjent I pastёr,fёmijё tё shёndetshёm dhe tё kulturuar” ishte aktviteti I fundit I kёtij projekti.

 

 
Copyright © 2017. CAF Albania. Build & Designed by Dapo Marketing

S5 Box