-
Pajisja e nxënësve të shkollës Skroskë me paketa shkollore PDF Print E-mail

Qëllimi i këtij projekti ishte të pajiste 230 nxënësit e shkollës së fshatit Skroskë, me paketa shkollore, të cilat përmbanin çanta të cilësisë së lartë dhe mjete mësimore të domosdoshme. Skroska, është një nga fshatrat më të varfra e të largëta të Komunës Qukës.

Projekti u hartua në bazë të nevojave dhe kërkesave të vazhdueshme të fëmijëve, mësuesve, prindërve dhe drejtuesve të komunitetit e pushtetit vendor, të shprehura prej tyre gjatë takimeve dhe diskutimeve me përfaqësues të FJA-së. Kjo  ide gjeti mbështetjen e menjëhershme  të Zj. Renate Herrmanns  dhe Z. Frank Dalton gjatë një vizite në komunitetin  e Skroskës së bashku me përfaqësues të FJA-së  dhe u zhvillua më tej përmes bisedave dhe bashkëpunimit me aktorë të tjere të rëndësishëm.

Kompania gjermane “Herlitz” ofroi ndihmën e saj të madhe përmes dhurimit të paketave shkollore.
Kompania “Scholz” bëri të mundur transportin e tyre nga Gjermania në Tiranë, ndërsa Ambasada gjermane dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, nëpërmjet përfaqësuesve të tyre, ofruan mbështetjen e tyre gjatë gjithë procesit, duke përfshirë edhe transportin e pajisjeve nga Tirana në shkollën Skroskë.

Me ndihmën dhe mbështetjen e të gjithë këtyre partnerëve, FJA-ja realizoi me sukses koordinimin dhe zbatimin e projektit, i cili u mbyll me shpërndarjen e paketave shkollore shoqëruar me një “Koncert të madh Falënderimi”, të organizuar nga nxënësit, mësuesit dhe anëtarë të komunitetit Skroskë dhe Komunës Qukës.

 
Copyright © 2017. CAF Albania. Build & Designed by Dapo Marketing

S5 Box