-
Mbështetja e personave me nevoja të veçanta, PDF Print E-mail

 

Mbështetja e personave me nevoja të veçanta, që jetojnë në zonat e thella rurale të Shqipërisë

Nëpërmjet një bashkëpunimi të suksesshëm me “Fondacionin Vodafone Albania” dhe “FSHDPAK”, organizata “Fëmijët janë e ardhmja” bëri të mundur sigurimin dhe shpërndarjen e karrigeve me rrota për një numër personash me nevoja të veçanta, që jetojnë në zona  të thella rurale të rrethit të Librazhdit, mosha e të cilëve varionte nga 16-76 vjeç.
Duke pasur parasysh vështirësitë e shumta të lidhura me dëmtimin e tyre fizik, kushtet e vështira  të jetesës dhe pamundësisë për të siguruar një mjet kaq jetik për jetën e tyre, ata shprehën një mirënjohje të thellë për  këtë mbështetje. Në rastet kur disa prej tyre nuk ishin në gjendje të flisnin, për shkak të vështirësive/problemeve me të folurën, buzëqeshja e tyre vlente sa një mijë fjalë. Në raste të tjera, fjalët e mirënjohjes dhe  të vlerësimit  e shoqëronin vizitën në familje përgjatë gjithë kohës.

Në emër të përfituesve të drejtpërdrejtë dhe të familjeve të tyre, ekipi i Organizatës “Fëmijët janë e Ardhmja”, falënderon “FSHDPAK” dhe Fondacionin “Vodafone Albania” për mbështetjen e tyre të madhe dhe bashkëpunimin në përmbushjen e një prej nevojave më themelore të kësaj pjese të shoqërisë.


 
Copyright © 2017. CAF Albania. Build & Designed by Dapo Marketing

S5 Box