-
Forcimi i bashkepunimit Shkolle-Familje-Komunitet PDF Print E-mail

 

Qëllimi i projektit: krijimi dhe forcimi i bashkёpunimit shkollё-familje-komunitet dhe rritja e pёrfshirjes aktive tё prindёrve.

 

Objektivat kryesore tё projektit:


1.    Tё rrisim ndёrgjegjёsimin e mёsuesve, drejtuesve tё shkollave, prindёrve dhe fёmijёve/nxёnёsve pёr rёndёsinё e pёrfshirjes sё prindёrve dhe bashkёpunimit shkollё-familje-komunitet.
2.    Tё rrisim njohuritё dhe aftёsitё e mёsuesve dhe drejtuesve tё shkollave nё lidhje me teknikat e suksesshme tё pёrfshirjes sё prindёrve dhe bashkёpunimit shkollё-familje.
3.    Tё rrisim njohuritё dhe aftёsitё e prindёrve nё lidhje me teknikat dhe mёnyrat efektive tё pёrfshirjes aktive nё arsimimin e fёmijёve  dhe pёrdorimin  efikas tё tyre si edhe tё  pёrmirёsojmё komunikimin dhe bashkёpunimin midis prindёrve dhe fёmijёve si edhe prindёrve dhe mёsuesve.
4.    Tё ndihmojmё shkollat, familjet dhe komunitetet e projektit nё procesin e krijimit dhe zbatimit tё njё programi bashkёpunimi shkolle-familje-komunitet dhe realizimit te tij.

 

Aktivitetet kryesore

  • Botimi dhe shpёrndarja e fletёpalosjeve dhe posterave nё lidhje me bashkёpunimin shkollё-familje-komunitet dhe rёndёsinё e pёrfshirjes sё prindёrve nё arsimimin e fёmijёve tё tyre

 

  • Takime informimi dhe ndёrgjegjёsimi me pёrfitues dhe aktorё tё tjerё nё lidhje me projektin, elementet e tij kryesore dhe rёndёsinё e pjesёmarrjes sё tyre aktive nё realizimin e suksesshёm tё tij.

 

  • Workshop-e ndёrgjegjёsimi me mёsues, drejtues shkollash, prindёr dhe nxёnёs nё lidhje me rёndёsinё e bashkёpunimit dhe partneritetit shkollё-familje-komunitet.

 

  • Trainim dy-ditor i 90 mёsuesve dhe drejtuesve tё shkollave pёrfituese nё lidhje me komunikimin, teknikat dhe metodat e suksesshme tё pёrfshirjes sё prindёrve dhe bashkёpunimit shkollё-familje-komunitet.

 

  • Trainim i prindёrve nё lidhje me mёnyrat e suksesshme/efektive tё pёrfshirjes nё arsimimin e fёmijёve tё tyre

 

  • Workshop me fёmijёt nё lidhje me pёrfshirjen e prindёrve dhe bashkёpunimin mёsues, prindёr, nxёnёs

  • Workshop me drejtues tё shkollave, mёsues, prindёr dhe nxёnёs pёr pёrgatitjen e programit tё bashkёpunimit/partneritetit shkollё-familje-komunitet
  • Aktivitete pёr lehtёsimin dhe forcimin e bashkёpunimit shkollё-familje dhe pёrmirёsimin e pёrfshirjes sё prindёrve
  • Takime dhe aktivitete vijuese, monitoruese e pёrforcuese nga pёrfaqёsues tё FJA-sё me mёsuesit, drejtuesit e shkollave, nxёnёsit dhe prindёrit
 
Copyright © 2017. CAF Albania. Build & Designed by Dapo Marketing

S5 Box