-
Fuqizimi i udheheqjes se mesuesve ne nxitjen e ndryshimeve ne arsim PDF Print E-mail


Fuqizimi i udheheqjes se mesuesve ne nxitjen e ndryshimeve ne arsim

Duke vleresuar rolin e madh te udheheqjes se mesuesit ne procesin e zhvillimit dhe permiresimit te sektorit te arsimit, FJA eshte e perkushtuar t’i bashkengjitet rrjetit evropian te organizatave arsimore dhe te vazhdoje nismen pilot te OSFA-se, ne promovimin dhe mbeshtetjen e ketij roli udheheqes ne procesin e zhvillimit dhe demokratizimit ne arsim.


Projekti, "Fuqizimi i udheheqjes se mesuesve ne nxitjen e ndryshimeve ne arsim", i cili do te zbatohet ne dy shkolla: Shkolla e mesme e bashkuar Polis-Librazhd dhe shkolla 9-vjecare “Bajram Curri”, Tirane, synon:

Mbeshtetjen e mesuesve ne 2 shkollat, ne perpjekjet e tyre per permiresimin e procesit arsimor nepermjet aftesimit te perdorimit te metodologjise dhe praktikes se udheheqjes se mesuesit zhvilluar nga Universiteti Cambridge

Objektivat:


•    Orientimi dhe ngritja e kapaciteteve te mesuesve per venien ne perdorim te metodologjise dhe instrumentave ne mbeshtetje te udheheqjes se mesuesit

•    Mbeshtetja periodike nepermjet praktikes se mentorimit per grupet e mesuesve

•    Mbledhja e evidencave qe mbeshtesin efikasitetin e zbatimit te metodologjise ne kontekstin vendas

•    Promovimi i praktikes ne shkalle kombetare

 
Copyright © 2017. CAF Albania. Build & Designed by Dapo Marketing

S5 Box