-
Partneriteti Shkollё – Familje – Komunitet, element kyc i suksesit nё arsim PDF Print E-mail

Duke u mbështetur në rezultatet pozitive të fazes se pare te projektit i cili synonte forcimin e bashkepunimit Shkolle-Familje-Komunitet, si edhe në nevojat, kërkesat dhe rekomandimet e shprehura nga përfaqësues të ndryshëm në shkollat dhe ZA-të përkatëse si edhe ekspertë të tjerë të arsimit, me synimin për të krijuar një praktikë të qëndrueshme në këto shkolla dhe komunitete, FJA realizoi projektin me titull:  Partneriteti Shkollë-Familje-Komunitet, element kyç i suksesit në arsim”,  i cili synoi forcimin e partneritetit Shkollё, Familje, Komunitet.

Objektivat kryesore te projektit:

- Ndergjegjesimi dhe Advokimi ne nivel komuniteti, rrethi, qarku dhe vendi per rendesine e bashkepunimit dhe partneritetit Shkolle-Familje-Komunitet dhe perfshirjen e aktoreve dhe institucioneve te ndryshme arsimore ne procesin e shtrirjes se kesaj iniciative ne shkollat dhe institucionet e tjera arsimore te vendit.

- Hartimi dhe zbatimi i programit te partneritetit Shkolle-Familje-Komunitet nepermjet forcimit te rolit te Grupit te Punes per Partneritetin ne perputhje me disa nga objektivat kryesore te shkolles dhe i bazuar ne 6 menyrat e perfshirjes se prinderve dhe komunitetit.

Ky projekt u realizua me mbështetjen financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë gjatë periudhës Gusht 2012-Qershor 2013, dhe u realizua në bashkëpunim të ngushtë me drejtuesit dhe mësuesit e shkollave përfituese në rrethet e Librazhdit dhe Mirditës, nxënësit, bordet e shkollave dhe qeveritë e nxënësve, këshillat e prindërve, pushtetin vendor, ZA-të e rretheve përkatëse, DAR-et e Elbasanit dhe Lezhës, si edhe ekspertë dhe aktorë të tjerë të rëndësishëm të arsimit.

 

 
Copyright © 2017. CAF Albania. Build & Designed by Dapo Marketing

S5 Box