-
Edukimi i brezit të ri si qytetarë aktiv nëpërmjet Programit te Arritjeve Publike PDF Print E-mail

Eshte nje projekt qe do te zbatohet nga organizata "Femijet Jane e Ardhmja", ne bashkepunim te ngushte me fondacionin “Citizens for Engaged Communities”, (CEC), Karolina e Veriut, SHBA dhe organizates polake "Educational Society of Malopolska" (MTO), dhe do te realizohet me mbeshtetjen financiare te fondacionit “Citizens for Engaged Communities”.

Qellimi: Projekti ka për qëllim të kontribuojë në zhvillimin personal dhe social të fëmijëve dhe te rinjve në nevojë në shtate zona rurale dhe qytete  te vogla të Shqipërisë, nepermjet prezantimit dhe pjesemarrjes se tyre aktive në Programin e Arritjeve Publike(AP), si një iniciativë qytetare rinore të fokusuar në konceptet themelore të qytetarise, demokracisë dhe punës publike. Fëmijët dhe të rinjtë do të mësojnë se si të organizohen për të trajtuar probleme apo çeshtje te shkolles dhe probleme të tjera lokale me rëndësi të drejtpërdrejtë per ta.

Objektivat e projektit:


-    Për të promovuar zhvillimin personal dhe social të fëmijëve dhe të rinjve në zonat e largëta rurale dhe qytetet e vogla të Shqipërisë, nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në iniciativat e Arritjeve Publike te cilat do te fuqizojne dhe pasurojnë njohuritë, aftesite dhe kapacitetet e tyre si agjentë të ndryshimeve pozitive në shkolle , komunitet dhe në tere shoqërine


-    Për të edukuar brezin e ri si qytetarë të përgjegjshëm që marrin pjesë në mënyrë aktive në forcimin dhe demokratizimin e jetes se shkollës dhe komunitetit ku ata jetojne

Target Grupi:


Grupi i synuar i projektit përbëhet nga fëmijët dhe të rinjtë nga mosha 7-18 vjeç në shtatë shkolla 9-vjecare dhe të mesme të rretheve Elbasan, Librazhd dhe Rrëshen.

 
Copyright © 2017. CAF Albania. Build & Designed by Dapo Marketing

S5 Box