-
Prindërit dhe komuniteti, partnerë aktivë në përmirësimin e cilësisë së arsimit PDF Print E-mail

“Fёmijёt Janё e Ardhmja” ёshtё njё organizatё jo-fitimprurёse, pёr zhvillim pa pёrkatёsi fetare, politike apo qeveritare qё punon kryesisht nё zonat e thella rurale por edhe nё ato urbane tё Shqipёrisё pёr tё krijuar njё jetё mё tё mirё pёr fёmijёt dhe mundёsi tё barabarta pёr zhvillimin e tyre. Puna me familjet e tyre, shkollat dhe komunitetet ku ata jetojnё ёshtё njё pjesё thelbёsore e kёtij qёllimi. Organizata pёrpiqet tё kontribuojё pёr njё botё ku tё gjithё fёmijёt respektohen, vlerёsohen dhe realizojnё potencialin e tyre.

Organizata “Fёmijёt Janё e Ardhmja”(FJA), duke u mbёshtetur nё objektivat dhe qёllimin e saj madhor pёr njё arsim gjithёpёrfshirёs dhe njё bashkёpunim e partneritet tё fortё tё shkollёs me familjet dhe komunitetin si edhe nё ligjin e ri të arsimit parauniversitar, po zbaton projektin me titull: “Prindёrit dhe Komuniteti, partnerё aktivё nё pёrmirёsimin e cilёsisё sё arsimit”, i cili financohet nga “Fondacioni Shoqёria e Hapur pёr Shqipёrinё” (OSFA).

Si pjesё integrale e programit tё saj të arsimit, ky projekt synon forcimin e rolit tё prindёrve nё jetёn e shkollёs dhe vecanёrisht nё procesin e vendimmarrjes dhe po zbatohet nё 9 shkolla dhe komunitete tё rretheve Elbasan, Korcё, Librazhd dhe Rubik dhe pёrfituesit kryesorё tё tij janё prindёrit, nxёnёsit, mёsuesit  dhe anёtaret e tjerё tё kёtyre komuniteteve.

Nё kuadёr tё kёtij projekti, FJA ka zhvilluar njё sёrё takimesh jo-formale nё lagjet dhe komunitetet pёrfituese, me prindёr dhe anёtarё tё tjerё tё komunitetit nё lidhje me rёndёsinё e pёrfshirjes sё prindёrve nё arsimimin e fёmijёve tё tyre, besimet, sfidat, pёrvojat pozitive dhe negative.

Nё pёrgjithёsi nё kёto takime, tё cilat nga mёnyra dhe vendi nё tё cilin janё zhvilluar morёn formёn   e njё fushate tё gjёrё ndёrgjegjёsimi, duke pёrfshirё pёrgatitjen dhe shpёrndarjen e materialeve promocionale; vizita dhe takime jo-formale nё familje, lagje dhe komunitet; workshope ndёrgjegjёsimi nё komunitetet dhe shkollat pёrfituese si edhe mbёshtetja dhe monitorimi pёr tё siguruar njё proces demokratik e gjithёpёrfshirёs tё zgjedhjes sё anёtarёve tё kёshillave tё klasave dhe shkollёs.

Realizimi me sukses aktiviteteve të planifikuara pёr kёtё fazё, të tilla si: takime dhe workshope ndërgjegjësuese, emisione dhe spote televizive si edhe publikime, ka pasur një ndikim mjaft pozitiv në rritjen e shkallёs sё ndёrgjegjёsimit nё nivel shkolle e komuniteti nё 9 shkollat dhe komunitetet pёrkatёse nё lidhje me rёndёsinё e pёrfshirjes aktive tё prindёrve dhe aktorёve tё tjerё tё rёndёsishёm tё komunitetit nё fushёn e arsimit si edhe rritje tё pёrfshirjes sё tyre nё strukturat vendimmarrёse tё shkollёs.

 
Copyright © 2017. CAF Albania. Build & Designed by Dapo Marketing

S5 Box